Aksident në autostradën Vlore-Fier.

Aksidenti ka ndodhur nga përplasja e mjetit tip Benz i cili në tentativë parakalimi është përplasur me mjetin tip SEAT.

Ne videon e siguruar nga Vala News ne Novosele duket se përplasja ka qenë e fortë dhe Benzi është ndalur në barrierën në qendër të autostradës ndërsa Seat ka përfunduar dhjetëra metra më tutje.

Si pasojë e aksidentit ka dëme të shumta materiale.

Pas aksidentit u shkaktuan radhë kilometrike në dy krahët e lëvizjes.

Policia në vendngjarje po punon për të zbardhur shkaqet dhe për të disiplinuar trafikun ndërsa mësojmë se një prej të plagosurve do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

***

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 02.01.2022, rreth orës 18:05, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të nënkalimit të Novoselës, shtetasi N.A.,27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja e mjetit ” Seat”, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.