Kandidati i PS në Librazhd Mariglen Disha nuk e ka përmbajtur euforinë teksa ka zhvilluar një miting me banorët dhe në vend se të prezantonte programin e tij, ka nisur të recitojë para tyre. Nuk ishte vjershë, por fjalimi i tij, i shkruar nga këshilltarët, që me sa duket Disha nuk e kishte lexuar para se ta recitonte para qytetarëve.

Ky moment ka shkaktuar ilaritet e të qeshura në sallë, madje dhe tek i dërguari i PS në qark Damian Gjiknuri.

“Për 10 vitet e fundit unë kam punuar në Kadastër, Tiranë, Elbasan dhe pak kohë në Korçë. Mendoj se kam administruar më së miri pjesën e pronave, ku kam ndjekur çështjet më delikate si çështja e pronës. Duke e renditur veten si profesionist, sot besohem nga kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi politik i qarkut zoti Damian Gjiknuri që të drejtoj bashkinë e Librazhdit. Jam kandidat i PS-së për të garuar përballë kandidatit tjetër në zgjedhjet e 14 majit”.