Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA) dhe Europol, në koordinim me Prokurorinë për Krimin e Organizuar në Serbi kanë zhvilluar sot një aksion ku kanë vënë në pranga rreth 70 persona.

Gjatë operacionit u sekuestruan më shumë se 30 makina luksoze, 30 ora dore të shtrenjta, 8 kilogram flori në hekura, dukat dhe hekura, rreth 155.000 euro, 16.500 franga, dy milionë e gjysmë dinarë, armë, drogë janë sekuestruar.

Pas hekurave ndodheshin edhe anëtarë të dyshuar të dy grupeve të organizuara kriminale. Bëhet fjalë për një degë të “klanit Kavak” në Serbi, e cila lidhet me vjedhje të rënda, por edhe me tentativa për vrasje.

Në këtë aksion spektakolar rajonal, u kontrolluan 80 vendodhje. Të dyshuarit akuzohen se kanë kryer veprat penale të posedimit dhe shpërndarjes pa leje të narkotikëve, armëve dhe bashkim kriminal.

Në aksionin që është zhvilluar në territorin e Beogradit dhe Kralevës janë ndaluar pesë persona të cilët dyshohet se janë anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale. Këto dy banda kriminale dyshohet se vepronin si degë e klanit Kavaka në territorin e Serbisë dhe Malit të Zi dhe policia i arrestoi në vazhdim të aksionit të nëntorit të një viti më parë.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në Prokurorinë për Krim të Organizuar (TOK).