Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët shqiptarë që marrin viza amerikane.

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ambasadorja Kim ka njoftuar se të gjitha vizat amerikane të vlefshme për turizëm apo biznes do të zgjaten nga 3 vjet në 10 vjet.

“Hyn në fuqi nga 1 Prilli, vizat amerikane për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë do të jenë të vlefshme për udhëtim për 10 vite nga 3 vite aktualisht, që është maksimumi në të gjithë botën. Ky është një hap i madh përpara për të afruar qytetarët shqiptarë dhe amerikanë”, njofton ambasadorja Kim.