Agjenti special i strukturës amerikane anti-drogë, DEA, ka mbërritur në Shqipëri. Ai është pritur në ambasadën amerikane nga ambasadorja Yuri Kim.

Agjenti special Brendan Leddy dhe ekipi i DEA-s amerikane do të bashkëpunojnë me SPAK për të forcuar bashkëpunimin në operacionet kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe krimit të organizuar.

“Ambasada e SHBA ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri agjentin special të Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy. Ambasadorja Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri.

Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar. Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.