Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Vlorës ku mbeti i vrarë pak pas mesnate 35-vjeçari Shkëlzen Velaj.

Mësohet se policia ka gjetur të ndezur makinën e viktimës, gjë që bën policinë të dyshojë se 35 vjeçari ka nxituar për të hyrë në pallatin e tij, ku dhe u qëllua me breshëri automatiku nga autori.

Plumbat në drejtim të 35-vjeçarit kanë qenë nga një distancë e afërt. Në trupin e Velaj është lëshuar një karikator automatiku, të cilat e kanë kushtuar jetën.

Në makinën e djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit është gjetur një armë kallashnikov. Ndërkohë, policia ende nuk ka arritur të bëjë të mundur zbardhjen e kamerave të sigurisë në katin e 5 ku banonte viktima.

Nga burimet bëhet e ditur që viktima është i vëllai i Ardi Velajt, një nga viktimat e të ashtuquajturës “masakra e Çoles” ku në 2015 humbën jetë tre persona mes tyre pikërisht Ardi Velaj, si dhe Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.