Agron Tanushi, autori i dyshuar i vrasjes së Jetmira Hasanit, është arrestuar mesditën e sotme në qytetin e Lushnjes. Ai ishte arratisura nga Tirana pas krimit të rëndë që ndodhi në zonën e Bathores pasditen e 15 Shtatorit rreth orës 18:30.

31-vjeçari Tanushi ishte lokalizuar mëngjesin e sotëm duke qëndruar i fshehur në një lagje të Lushnjes. Vendndodhja mbahej e rrethuar nga agjentët e policisë, për të mos lejuar arratisjen e 31-vjeçarit. Falë edhe bashkëpunimit me famliljarët, Agron Tanushi u arrestua pas disa orësh që qëndronte i fshehur.

Një ditë më parë, ai vrau me pushkë kunatën e tij Jetmira Hasani në rrugën “Apollonia” në Bathore.

Vrasja ka ndodhur pas një konflikti për shkak të marrëdhënieve familjare.