Shqipëria i është bashkuar një liste me më shumë se 60 vende, të cilat kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku thonë se populli afgan meriton të jetojë me dinjitet e siguri dhe se rendi civil duhet të rivendoset menjëherë.

Ata u kërkuan gjithashtu talebanëve që të lejojnë largimin e të gjithë atyre që duan ta bëjnë, duke i mbajtur të hapura rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare.

“Shqipëria është gati të presë qindra afganë jetët e të cilëve janë të kërcënuara nga situata e sigurisë në përkeqësim. Në qëndrojmë krah aleatëve tanë, të gatshëm të garantojmë sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkroi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në Twitter.

Mes vendeve që kanë nënshkruar këtë deklaratë përveç Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar janë edhe Australia, Austria, Bahamasi, Belgjika, Burkina Faso, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Kroacia, Çekia, Danimarka, Republika Domenikane, El Salvadori, Estonia, Përfaqësuesi i Lartë i BE për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Mikronezia, Ishujt Fixhi, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Gana, Greqia, Guatemala, Guajana, Haiti, Hondurasi, Islanda, Irlanda, Italia, Japonia, Kosova, Letonia, Liberia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Ishujt Marshall, Mauritania, Mali i Zi, Nauru, Holanda, Zelanda e Re, Nigeri, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Palau, Panamaja, Paraguai, Polonia, Portugalia, Katari, Koreja e Jugut, Qipro, Rumania, Sierra Leone, Sllovaia, Sllovenia, Spanja, Suriname, Suedia, Togo, Tonga, Uganda, Uganda, Ukraina dhe Jemeni.