Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, u kërkoi palëve të përfshira në zgjedhje që të ruajnë qetësinë, ndërsa votat e shqiptarëve numërohen.

Në një prononcim të shkurtër për mediat teksa vizitonte një qendër numërimi në Tiranë, Kim tha: “E di që në emocionet e momentit disa njerëz kanë shpallur fitoren, por nuk kemi mbërritur ende aty deri sa të dalë rezultati përfundimtar. Le të ruajmë qetësinë dhe të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë”.