Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike, organ që u krijua nga Kuvendi i 11 Dhjetorit i iniciuar nga Sali Berisha, ka zgjedhur anëtarët e komisionit që do të organizojë referendumin e së shtunës.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale përbëhet nga Albana Vokshi në cilësinë e kryetares dhe anëtarët Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edhith Harxhi dhe Keltis Kruja.

Ky komision ka për detyrë të organizojë, mbikëqyrë dhe drejtojë referendumin deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar.

Komisioni i Rithemelimit i Kuvendit të 11 Dhjetorit do të mbajë nesër referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike.

Gjithashtu ditën e nesërme kryetari i PD Basha ka vendosur të mbajë Kuvendin Kombëtar.