Nipi i udhëheqësit të ndjerë të kartelit kolumbian të drogës, Pablo Escobar, zbuloi 18 milion dollarë një nga vendfshehjet e dikurshme, raportoi rrjeti “Red Mas Noticias”.

Nicolas Eskobar i tha rrjetit se vendi i fshehtë ishte në shtëpinë e tij në Medellin, qyteti ku ishte vendosur Pablo Eskobar.

Nipi tha se “shfaqja” e çoi atë në një pjesë të caktuar të shtëpisë ku zbuloi milionat në një qese plastike të qelbur.

Kartmonedhat dekada të vjetra ishin në gjendje aq të keqe sa që janë të papërdorshme, sipas raportit.

Çanta gjithashtu përmbante një copë ari, pajisje komunikimi, regjistrime, një makinë shkrimi, një stilolaps dhe një aparat fotografik me një film që nuk mund të zhvillohej.

Tregime të vendeve të fshehta të Escobar ende qarkullojnë në Medellin.

Nicholas Escobar tha se ai tashmë ka gjetur disa vende fshehjeje.

Një nga kriminelët më të pasur në histori, Pablo Escobar, kishte miliarda dollarë të ardhura vjetore.

I akuzuar për rreth 6,000 vrasje, udhëheqësi i kartelit të drogës u vra në 1993 kur ishte 44 vjeç, në Medellin.