Strukturat drejtuese të PD në Shkodër kanë propozuar Xhemal Bushatin për kryetar bashkie.

Propozimi do të kalojë për miratim në Kryesinë qendrore në Tiranë.

Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partisë dhe strukturat drejtuese të Degëve në 6 bashkitë, do të propozojnë kandidatët.

Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PD.

Një ditë më parë, strukturat e PD propozuan kandidatët për kryetar bashkie edhe në qytetin e Durrësit dhe atë të Rrogozhinës. Në Durrës është propozuar emri i Luan Hotit, ndërsa në Rrogozhinë Ferdinant Saraci.

Pas Xhemal Bushatit në Shkodër, Indrit Sefa është propozuar nga anëtarësia e degës së PD në Lushnjë për të kandiduar për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 6 marsit.

Indrit Sefa mban edhe postin e sekretarit për çështjet ligjore e zgjedhore në Partinë Demokratike.

Një ditë më parë, edhe PS zyrtarizoi kandidaten e saj për kryetar të kësaj bashkie. Ajo është Eriselda Sefa. Kandidatura e Sefës sipas PS, mori mbështetjen më të madhe nga strukturat dhe pëlqimin më të lartë në sondazhet e kryera. Aktualisht Eriselda Sefa mban detyrën e kryetares së komanduar në këtë  bashki, pas arrestimit të Fatos Tushes.

Kandidati nga Komisioni i Rithemelimit për Bashkinë e Lushnjës do të jetë Elton Bano.