Ervin Salianji, Tritan Shehu, Endri Hasa e Aldo Bumçi, janë disa nga emrat e njohur të PD-së që kanë mbetur jashtë garës për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Të tjerë emra të njohur që kanë mbetur jashtë garës janë edhe Nada Meçorapaj, Romeo Gurakuqi, Lindita Metaliaj, Fatbardha Kadiu, Klevis Balliu, Hekuran Hoxholli e Astrit Veliaj.

Emrat e ish-deputetëve demokratë janë rrëzuar nga Komisioni i Vlerësimit i cili ka përzgjedhur 326 kandidatët që do i kalojnë për miratim fillimisht kryesisë së PD-së e më pas Këshillit Kombëtar të kësaj force politike.

Ish-deputeti Halim Kosova mësohet se është tërhequr vetë nga gara, gjë që u pohua nga anëtari i Komisionit të Vlerësimit, Besnik Mustafaj.

Nga 326 emrat që kanë mbërritur në fazën e tretë, do kualifikohen vetëm 140 personat që do jenë zyrtarisht kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit.