Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim përmes një reagimi falenderon kongresmenin amerikan Eliot Engel për vitet e kushtuar vendit si dhe mbështetjen për marrëdhëniet e forta Shqipëri-SHBA.

Gjithashtu në reagimin e saj Kim thekson se Eliot Engel ka fituar mirënjohjen dhe respektin e shumë njerëzve në të gjithë botën.

“Faleminderit Eliot Engel për një jetë të tërë shërbimi ndaj vendit tonë, përfshirë mbështetjen tuaj për marrëdhëniet e forta Shqipëri-SHBA. Ju keni fituar mirënjohjen, respektin dhe dashurinë e kaq shumë njerëzve në të gjithë botën. Faleminderit”, shprehet ambasadorja Kim.

Pas 32 viteve, Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi në SHBA.