Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Klajdi Shumdin.

Ai akuzohet për vrasjen e kunatit të tij mbrëmjen e ndërrimit të viteve teksa ishte në gjendje të dehur.

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të 1 janarit në rrugën “5 Maji”, 34-vjeçari Shumdi, në gjendje të dehur, qëlloi kunatin e tij me thikë pas një konflikti për motive të dobta.

Para gjykatës Shundi ka pretenduar se nuk mbante mend asnjë gjë nga ngjarja, ndërsa ka treguar se me viktimën ka patur marrëdhënie të mira.