Nesër do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në vendin tonë dhe udhëheqësit politikë kanë zgjedhur vendet dhe oraret se kur do të votojnë.

I pari do të jetë Presidenti Ilir Meta, i cili do të votojë që në orën 7 të mëngjesit. Meta do të votojë në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani”, Tiranë.

Më pas, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të votojë në orën 09:00, në qendrën e votimit 1929, pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të votojë në orën 10:30, në qendrën e tij të votimit në Surrel.