Presidenti i Interit, Steven Zhang, në një intervistë për “Corriere della Sera” foli për sezonin e ri futbollistik. Numri 1 i Interit dha opinionin edhe për trajnerin Antonio Conte dhe zbuloji detaje rreth bisedës që pati me trajnerin pas finales së Europa League, ndërsa në fund përmendi edhe emrin e Lionel Messit.

“Të gjithë tek Interi duan fitore dhe kjo aspiratë është pjesë e misionit tonë”, thotë Zhang, ndërkohë që më pas ka fjalë të mirë për trajnerin Antonio Conte.

“Nuk kam parë kurrë dikë që punon kaq shumë dhe me aq intensitet si Conte. Kjo karakteristikë gjithashtu na bashkon. Vëmendja është te detaji më i vogël. Unë ndjek një parim: ndjenjën e përkatësisë. Kur punësoj një profesionist, flas në përgjithësi, unë mendoj se punoj me atë njeri për gjithë jetën. Edhe kjo është një vlerë e rritjes sonë”, shton Zhang.

Pas finales së Europa League pati një takim mes drejtuesve dhe në të u vendos vijimi i bashkëpunimit me trajnerin Conte. “Më lejoni të them se ai takim i yni u bë shumë dramatik nga mediat. Duhej reflektim. Conte ishte i qetë, konstruktiv, ndryshe nga se thuhej në media. Kur ulet në tavolinë ai i shpreh idetë e tij në një mënyrë të qetë, duke finalizuar propozimet e tij në të mirë të skuadrës dhe klubit. Kjo ishte ajo që ndodhi në atë takim me të gjithë drejtuesit e Interit”, tregon presidenti i klubit zikaltër.

Sigurisht nuk mund të mos pyetet në lidhje me Leo Messin, i cili ishte pranë largimi nga Barcelona. “Jo, një investim i tillë nuk mund të jetë pjesë e projektit tonë. Të paktën jo tani. Inovacioni, programimi, rritja konstante dhe qëndrueshmëria ekonomike janë gurët e themelit të ndërtimit të Interit”, përfundon Zhang.