Kryeministria ka dërguar sot në presidencë emrin e Evis Kushit për dekretim në postin drejtues të Ministrisë së Arsimit. Ky hap vjen pak ditë pas largimit të Besa Shahinit nga ky institucion, i cili ka qenë shpeshherë në fokus të kritikave nga kundërshtarët politikë.

Kreu i Shtetit sipas Kushtetutës kishte afat shtatë ditë për këtë vendim, por zgjodhi ta dekretojë pa humbur kohë ministren e re të Arsimit. Kryeministri i vendit, Edi Rama ndryshimet në kabinetin qeveritar i bëri më 14 shtator, ndërsa e falënderoi publikisht Besa Shahini për kontributin e dhënë në drejtimin e kësaj ministrie.

Sipas kryeministrit, në shtatë vjet qeverisja socialiste ka ndryshuar në mënyrë radikale arsimin.