Zv/Kryeministrja e Shqipërisë me diplomë false

Zv/Kryeministrja e Shqipërisë me diplomë false

(Qeverisë së Edi Ramës i plas një tjetër skandal: Belinda Balluku me diplomë false…

SPAK merr në pyetje për 4 orë autoritetet e Fakultetit Juridik të Shkodrës)

Zv/Kryeministrja e Shqipërisë, Ministrja e Industrisë dhe Energjetikës, një prej emrave më të fortë në qeveri, e vetmja që i ulet përballë Edi Ramës, Belinda Balluku është vetëm me shkollë fillore. Të sigurta ka vetëm 8 klasë shkollë dhe kjo tanimë është vërtetuar. Gjimnazin e ka lënë në vitin e katërt dhe është larguar për në Greqi. Sipas burimeve të Pamfletit, e vënë nën hetim për fshehje të pasurisë, agjentë shqiptarë të SHISH kanë hetuar deri në Greqi për të plotësuar dhe faktuar dosjen e një prej emrave të qeverisë që në Shqipëri bën ligjin. Për ata që e njohin, faktet nuk janë për t’u çuditur, por për opinionin e gjerë publik po! Belinda Balluku gënjen kur thotë se është diplomuar në Institutin Teknologjik të Athinës, në degën Administrim Biznesi dhe se mban titullin juriste. Ku e mori këtë titull? Kush ia dha? Hetimet kanë zbuluar se diplomat që pretendon ministrja famëkeqe janë të gjitha false. Belinda Balluku ka ardhur në Shqipëri, si Asistente e drejtorit grek të një kompanie në fund të viteve ’90-të. Bijë e një e emigranteje, Belinda nuk ka pasur mundësi financiare të vazhdonte shkollën prandaj kur ajo arriti një farë moshe, ndihmonte të ëmën në punë si sanitare vilash të njerëzve të pasur. Aty u njoh me atë që e solli në Shqipëri si asistenten e vet, plaku i famshëm grek, duke i mësuar sekretet e zanatit e duke i ushqyer ambicien. Prej asaj jete të vështirë prej nga vinte, Belinda Balluku u shndërrua në një përbindësh që përpinte këdo që i dilte përpara në rrugën e karrierës. E vuajtur, por me intuitë të saktë, në kohën e duhur ajo ‘gjuajti’ Edi Ramën dhe prej asaj kohe nuk iu nda më. Bëri para, karrierë dhe arriti aty ku është sot, e dashura e një eksponenti të botës së krimit, por edhe një nga njerëzit më me pushtet dhe të fuqishëm të Edi Ramës. Gjë që nuk e ndryshon të vërtetën se zv/kryeministrja jonë është pa shkollë. Diplomat që ka, i ka falsifikuar kur filloi punë në shtet dhe iu desh të vërtetonte se kishte studiuar diku. Për këtë SPAK ka pyetur për 4 orë edhe autoritetet e fakultetit juridik të Shkodrës ku Belinda thotë se ka studiuar vitet e fundit, gjatë kohës kur ishte ministre. Belinda bëri sikur kishte përfunduar Institutin Teknologjik të Athinës dhe e quajti të kryer punën e dokumentacionit që i duhej të depozitonte tek burimet njerëzore. Me kohë, gjatë punës si drejtoreshë e madhe e ALBCONTROL ajo pati mundësi të merrte kollaj dy diploma nga IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror), për të cilat, për fatin e mirë të saj, nuk i duhej të hapte kapakët e ndonjë libri.

Me diploma false dhe nën hetim për pasuri të fshehura

Me këto Belinda mundohet të mbulojë diellin me shoshë. Por 7 pash nën dhe, 70 mbi dhe, thotë një fjalë e vjetër. E vënë nën hetim për fshehje pasurie, si pronare e një vile në Dhërmi, ndërtuar nga një partner i vjetër në vjedhje, Belinda Ballukut i janë hapur dosjet. Konkubina e preferuar e Ramës ka dalë me dosje të zezë qysh në fillim të hetimit. Pas vilës së Dhërmiut, të fshehur nën emrin e një të afërmi të saj, agjentët e SHISH kanë zgjeruar hetimet në Londër, ku gjithashtu Shtriga e qeverisë ka prona që kushtojnë miliona paund, por edhe në Vjenë ku ka çuar të birin për shkollim. Pa u munduar shumë, agjentët kanë mbledhur prova të mjaftueshme dhe për ta çuar punën deri në fund ata i janë kthyer edhe jetës së zv/Kryeministres në Greqi. Këtu nuk mban më ujë pilafi: Shqipëria drejtohet nga një njeri pa shkollë, me fillime të errëta karriere dhe lidhje gjithashtu të errëta në të shkuarën dhe të tashmen. Fytyra e vërtetë e Belindës po shfaqet pak nga pak dhe tani ka mbetur vetëm qe dosja e saj të merret nga prokurorët dhe çështja të hetohet haptazi. Çfarë ka bërë Belinda ndërkohë që ndodhnin këto? Ka sulur ushtrinë e piranjave dhe është gati të paguajë çdo lloj çmimi që çështja të mbyllet. A do ia dalë dot?

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi