Brukseli heq zyrtarisht  Shqipërinë dhe gjashtë vende të tjera nga lista e vendeve të sigurta nga koronavirusi.

Rritja e dukshme e shifrave të pandemisë në vend ka bërëqë Këshilli Europian, në përditësimin e tij që ndodh çdo dy javë, të rekomandojë shtetet e Bashkimit Europian që të ngrenë nivelin e sigurisë ndaj personave që vijnë nga Shqipëria por edhe nga Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia.

Rekomandimi, që është aktiv nga dita e sotme, nuk është natyrisht detyrues por merret gjithmonë parasysh nga vendet anëtare, dhe tashmë çdo shtet mund të vendosë masat e reja për hyrjen në territorin e tyre.

Përtej pasagjerëve në hyrje, Këshilli europian nuk këshillon për vendet e cilësuara si jo të sigurta udhëtimet që nuk kanë arsye emergjence ose janë të domosdoshme.