Nën/Sekretarja e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce, ka zhvilluar sot një takim me Kryeministrin Edi Rama. Royce tha se në ditët në vijim do të vijnë shumë amerikan në Shqipëri dhe marrëdhënia mes dy vendeve do të forcohet shumë.

“Do shihni shumë amerikan në Shqipëri, për këtë më besoni. Marrëdhënia mes SHBA-së dhe Shqipërisë do të forcohet shumë”, u shpreh ajo. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij falendeori Nën/Sekretaren për vizitën dhe shtoi se është e para në këtë nivel për fushën e arsimit.

“Nuk më kujtohej një vizitë e këtij niveli për arsimin dhe kulturën. U falenderoj shumë për këtë vizitë, ne gjithmonë mësojmë nga ju, por dhe ju keni shumë për të mësuar për kulturën tonë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Më tej në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se vizita e Royce vjen në “vazhdën e vizitave të nivelit të lartë të qeverisë amerikane në Shqipëri, në funksion të zgjerimit të prezencës në vendin tonë e të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, për rritjen e investimeve e fuqizimin e mbështetjes për Shqipërinë në çdo fushë”.