Dy persona të plagosur me armë zjarri janë paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se personat kanë mbërritur nga Fushë Kruja, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.

Inspektorë të krimeve janë nisur drejt Spitalit të Traumës për të hetuar mbi ngjarjen.