3 europarlamentarë akuzojnë Thaçin: Tentoi të mbyllë Eulexi-in

3 europarlamentarë akuzojnë Thaçin: Tentoi të mbyllë Eulexi-in
Tre europarlamentarë kanë propozuar që në raportin vjetor të Parlamentit Europian të përfshihet dhe ‘tentativa e ish-presidentit Hashim Thaçi për të minuar punën e Eulexit, Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Amendamenti është propozuar nga Tonino Picula, Andreas Schieder, Tanja Fajon dhe përmbajtja e tij është:

“[PE] shpreh keqardhjen për tentativat e ish-presidentit Hashim Thaçi për të minuar mandatin e EULEX-it.”

Në korrik 2020, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Josep Borrell vendosën zgjatjen teknike njëvjeçare të mandatit të misionit të EULEX-it.

Mandati i Eulex-it përfundoi në 14 qershor 2020 dhe Thaçi nuk e miratoi në kohë shtyrjen e mandatit. Zyra e presidentit tha se nuk ka arsye që Eulex të qëndrojë me të njëjtin mandat dhe fushë veprimi në Kosovë, pasi institutcionet e vendit janë në gjendje të kryejnë të gjitha detyrat e tij.

Thaçi u përball me kritika të forta nga BE për mosmiratimin e zgjatjes së mandatit, derisa një muaj më vonë ra dakord me kryediplomatin evropian Borrell për ta zgjatur mandatin e Eulex-it për një vit.

Ndër të tjera, Eulex ndihmon gjykatën speciale në Hagë që gjykon akuzat për krime të luftëtarëve të UCCK-së gjatë luftës së Kosovës.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi