Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë zbuluar vetëm tre raste të reja me Covid pas 2444 testime.

Dy raste me Covid janë zbuluar në Tiranë dhe një rast tjetër në qytetin e Durrësit.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në vend dhe vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,990 që nga fillimi i epidemisë.