Në Botërorin Masters në Peshëngritje (weightliftingmaster), që po zhvillohet në Wieliczka të Polonisë, Shqipëria përfaqësohet nga
Kreshnik Leka. Veterani ynë sot garon për medalje dhe, madje, pretendon atë të arit…


Shqipëria, pra, do të përfaqësohet në këtë aktivitet të rëndësishëm me peshëngritësin Kreshnik Leka, i cili garon sot në orën 15:30.

Pasi u shpall kampion në European Masters Games në qershor, Leka, i cili është drejtori i klubit shumësportësh Teuta, kërkon të fitojë medalje ari edhe në këtë Botëror.


Në stërvitje Leka ka shfaqur një formë të shkëlqyer dhe synon të vendosë rekord të ri në peshën e tij.

Shefi i KS Teuta, garon në kategorinë Masters 45 në peshën 96 kg.