“Rilindja” na dha sot këtë sqarim:
“Miq, që t’ua bëjmë më të qartë dhe të kuptueshme situatën: Dje SPAK nuk e rregjistroi kallëzimin penal për shpifje dhe cenim të integritetit moral të Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit për të vetmen arsye se Gaz Bardhi nuk ka depozituar kurrë kallëzim penal në SPAK ndaj vëllait të kryeministrit Rama, si rrjedhojë kallëzimi i Olsi Ramës bie automatikisht poshtë pasi nuk ka një çështje në SPAK për këtë temë…”
Por, padia e Olsi Ramës në SPAK nuk ishte për kallëzim të rremë, por për shpifje në media.

Pse i hutojnë njerëzit?
Apo i marrin për budallenj?

Vendimi i SPAK-ut tregon se Gaz Bardhi nuk ka shpifur…