E teksa grupi i parë i hetuesve të SPAK prej 28 ka kaluar dy vite në detyrë dhe grupi i dytë prej 32 hetuesish po mbyll vitin e parë, askush prej tyre ska armatim shërbimi apo pune edhe pse me ligj e kanë të lejuar.

Redaksia mëson se mospajisja me armatim ka ardhur pasi SPAK dhe BKH skanë marrë në dorëzim armët e blera nga institucionet shtetërore me dhjetra pistoleta model “bereta”.

Agjentët janë testuar për aftësit e qitjes dhe përdorimit të armës për afro dy javë në poligon dhe më pas janë çertifikuar fitues vetëm ata që kanë marrë 48 pikë ose qëlluar në shenjë 48 fishekë nga 60 që kishin.

E teksa ky testim është bërë me armën pistoletë Glock, armatimi i prokuruar më pas për hetuesit ka rezultuar një pistoletë “berata” që sështë marrë ende në dorëzim dhe sdihet në cilën magazinë ndodhet. Në SPAK ka një hetim për aferën e armatimeve por edhe pse kanë kaluar muaj e vite nga kjo dosje askush ska mbajtur përgjegjësi penale. Edhe pse guximi ka arritur deri aty sa një tender që lidhet me SPAK, është sot në pikëpyetje dhe i dyshuar si tender i kompromentuar!

Por cili është ligji që detyron SPAK e BKH të pajis me armë hetuesit?

Referuar ligjit 25/2019 për oranigizmin dhe funksionimin e policisë gjyqësore, në nenin 31 /3 të tij thuhet: “Oficerёt e Policisë Gjyqësore të seksioneve, shërbimeve në Policinë e Shtetit, si dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit pajisen me armë zjarri, sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e armëve të zjarrit”.