Monedha europiane vazhdon të bjerë dhe sot ka prekur një tjetër nivel historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, sot më 6 Qershor, monedha Euro do të blihet me 107.5 leke dhe do të shitet me 108.1 leke.

Kurse Dollari ka marrë një rritje të vogël pasi ditën e sotme do të blihet 100.1 dhe do të shitet 101.3. Monedha europiane ka humbur rreth 1.2% në raport me lekun vetëm kësaj jave. Me bazë vjetore, rënia e kursit të euros ndaj lekut ka arritur tashmë në 9.4%.

Rënia e euros ka një ndikim direkt në uljen e kostos së kredive në euro për atë shumicë të huamarrësve shqiptarë që i ka të ardhurat e veta në lekë.