Nga Bardhul TODA

8 dhjetor 2023. I tridhjetë e treti 8 dhjetor i rinisë…
Datë festive e krijuar nga neodiktatorët që rinovuan pushtetin e një regjimi që e shajnë ditën dhe e ledhatojnë me përkushtim natën.
Asnjë 8 dhjetor i pas 1990-ës, nuk ka lidhje me ëndrrën e madhe shqiptare për liri fjale dhe demokraci të vërtetë.
Idealizmi i atij 8 dhjetori lindi dhe vdiq brenda një dite. Ajo datë u krijua nga “prindër” imagjinarë, dhe të ndërgjegjshëm për fatin e parashkruar të “foshnjës” që do të pasonte “ëndrra të mëdha”.
2 prilli 1991 është simboli më domethënës për të kujtuar përjetësisht në emër të katër Dëshmorëve të Shkodrës, diktatorët e vjetër dhe të rinj, për të shpëtuar nga kthetra uzurpuese që ende e mban peng këtë vend të shenjtë që quhet Shqipëri, për të kujtuar dhe për të mos harruar ata që i morën jetën katër të rinjve, dhe mbytën Shqipërinë.
8 dhjetori është falsitet dhe turp kombëtar…