Autoritetet lanë të lirë çiftin e izraelitëve Mordechai e Natalie Okhnin, të cilët u arrestuan 8 ditë më parë ndërsa fotografonin pallatin e presidentit Erdogan në Stamboll.

Burrë e grua nga Izraeli u arrestuan nga forcat e sigurisë dhe u vunë nën akuzë për “spiunazh politik dhe ushtarak”.

Të dy tashmë ndodhen në Tel Aviv pasi u shoqëruan me një fluturim privat të organizuar nga qeveria.

Krerët e shtetit izraelit falënderuan presidentin Erdogan dhe qeverinë që liruan çiftin, duke siguruar edhe njëherë se ata nuk kanë qenë me mision në Turqi, por thjesht për turizëm.