Katër futbollistë të Bajern Mynih nuk janë pranuar në hotel për grumbullimin e skuadrës para ndeshjes së radhës, pasi nuk janë të vaksinuar. Ata janë Xhoshua Kimish, Serzh Gnabri, Jamal Musiala dhe Erik Maksim Çoupo-Moting.

Të katër këta futbollistë, sipas asaj që bën me dije “Bild”, kanë parë t’u mbyllen dyert e “Maximilian” për shkak të masave shtënguese në fuqi në Bavari. I ashtuquajturi rregulli “2G” ndalon hyrjen në restorante dhe në hotele për personat që nuk janë vaksinuar.

Musiala, Gnabri dhe Çoupo Moting

“Nuk bëjmë përjashtime, – ka pohuar për gazetën gjermane një punonjës i hotelit. – Mund të hyjnë vetëm personat e vaksinuar, ose ata që janë shëruar”. Gnabri, Kimish dhe Musiala u detyruan të linin grumbullimin e kombëtares gjermane për ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit, pasi kishin pasur kontakt të afërt me Niklas Sulen, lojtarin që rezultoi pozitiv.