Dy persona të tjerë janë arrestuar teksa vijojnë hetimet për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës në prill 2020, teksa vendi ndodhej në karantinë nga COVID-19.

Të arrestuarit janë Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët rezultojnë se janë pajtuar fillimisht nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen e dy vëllezërve.

Xhixha dhe Diva janë personat që pasi kanë studiuar vendin ku do kryhej vrasja dhe dy vëllezërit që ishin objektivi kanë rënë dakord për të marrë pagesën për të kryer vrasjen. Por Enver Divën e ka zënë COVID dhe kështu është shkatërruar plani i bërë për vrasjen e organizuar.

Arrestimi i dy bashkëpunëtorëve nga Fushë Kruja, u bë me kërkesë të SPAK. Hetime për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia vijojnë.