Polica e Pogradecit është alarmuar mëngjesin e sotëm pas njoftimit se një objekti të dyshimtë i është vënë tritol.

Në 2 makinat në pronësi të Eris Çekanit, 39-vjeç janë konstatuar që i janë vënë GPS pa dijeninë e tij. Mësohet se këto makina kanë qenë të parkuara pranë Prokurorisë në Progradec dhe roja ka parë autorët teksa kanë qenë duke vendosur GPS. Roja ka dyshuar fillimisht se është eksploziv, por pas mbërritjes forcave xheniero nga Tirana u konstatua që nuk ishte lënë shpërthyese.

Këto 2 makina, Çekani i lëshon me qira dhe mbetet mister motivi se përse iu është vendosur GPS.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, nën dy automjetet në pronësi të shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec (të cilat i lëshon me qira) janë konstatuar dy sende të dyshimta. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk ishin lëndë plasëse, por ishin dy GPS. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rasit” – thuhet në njoftimin e policisë.