Zyra e kundër pastrimit të parave në Bankën e Italisë po hetojnë disa tranksaksione të dyshimta të trajnerit te Juventus, Massimiliano Allegri.

E përditshmja “La Verita” shkruan se ka patur disa sinjalizime për disa lëvizje të Allgeri në lojërat e fatit. Po shqyrtohen me disa derdhje në llogari të trajneri nga një kompani malteze nën hetim për mashtrim, evazion që ka lidhje Ndrangheta.

Bëhej fjalë për transaksione të kryera nga 2018 deri në 2021 me vlerë qindra mijëra euro. Dyshimet janë për pastrim parash. Në anën tjetër Massimiliano Allegri ka deklaruar se nuk ka lidhje me asnjë aktivitet të jashtëligjshëm.

Allegri sapo është emëruar trajner i Juventus, skuadër nga e cila u largua në 2019. Gjatë kësaj periudhe trajneri qëndroi pushim.