Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith foli për zgjedhjet e 14 majit në vendin tonë. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Open”, Alastair King-Smith tha se në një fushatë elektorale ishte me rëndësi që të kishte debat mes kandidatëve, por kjo ide është kundërshtuar gjithmonë nga kryeministri Edi Rama dhe socialistët.

“Mendoj se këto zgjedhje kanë rëndësi shumë të madhe sepse kemi kohë që nuk po testojmë zgjedhjet vendore. Do të ketë edhe zgjedhje kombëtare pas dy vitesh, dhe shohim që këto zgjedhje janë të rëndësishme në kuadër të procesit demokratik. Shohim përparim sa i përket cilësisë së zgjedhjeve, si sillen partitë politike. Por duhet të ketë më tepër fokus që njerëzit të ndjejnë se mund të votojnë të lirë.

Besoj se në çdo vend demokratik, është me rëndësi përqendrimi tek politika dhe se çfarë do t’i japë politika njerëzve. Duhet të kemi kandidatë të pastër, të pa korruptuar dhe pa kriminalitet. Kemi parë progres, por duhet të bëhet më shumë në mënyrë që fushata të jenë të hapura dhe të pasqyrojnë interesat. Në MB, ku ka më tepër vëmendjen dhe përvojë në zgjedhje, ne mbajmë debate mes kandidatëve, dhe besoj se është i shëndetshëm dhe kur është e mundur të bëhet ballë përballë kjo mund të sjellë vlerë. Këtu kanë zgjedhur të mos e bëjnë, por në demokraci është me rëndësi që qytetarët t’i kërkojnë llogari. Besoj se pozicioni jonë për përcaktimet është i qartë. Ata që janë përfshirë në korrupsion duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata që lidhen me korrupsion dhe kriminalitet të luajnë më pak rol ose aspak rol në politikë,”-tha Alastair King-Smith.