Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të premte një takim me kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Ambasadorja thotë se ka diskutuar me Sadushin për dosjet që mbetet në pritje të shqyrtimit nga gjykata.

Yuri Kim shprehet se SHBA janë të gatshme për të ofruar ndihmë teknike për të përshpejtuar këtë proces.

Gjithashtu, ambasadorja thotë se kanë diskutuar për emërimin e gjyqtarëve të rinj për të zëvendësuar ata që dalin jashtë sistemi nga vetingu.

“Diskutuam për hapat e ardhshme për emërimin e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem ndërsa vetingu vazhdon”, shkruan ambasadorja në Twitter.