“Ndjehem i tronditur, sepse një njeri ka mbetur i vrarë. Dhe nuk e di se cila është gjendja e familjes sime”. Kështu është shprehur Arbër Paplekaj, autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan në seancën gjyqësore.

“Unë jam betuar në Kushtetutë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, më vjen shumë keq për humbjen e jetës së një personi por ju lutem kujdesuni për katër fëmijët e mi pasi nuk e di gjendjen e tyre”. Kështu është shprehur Arbër Paplekaj, autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan në seancën gjyqësore.

“Unë nuk do të jap shpjegime, por kam kërkuar ditën e ndalimit këqyrjen dhe ekzaminimin mjeko-ligjor të një plage të dukshme të cilën e kam në dy gishtat e fundit të dorës së djathtë. Ky fakt është i pasqyruar dhe në regjistrin e mjekut të dhomave të paraburgimit i cili ma ka parë këtë dëmtim dhe e ka regjistruar, por unë nuk e kam lënë të ma mjekojë për shkak se nuk ishte bërë këqyrja dhe ekzaminimi mjeko-ligjor. Kërkoj aktualisht që të kryhet dhe ekzaminimi mjeko-ligjor. Kaq kam për të thënë. Procesverbali pasi u lexua dhe u gjet i rregullt u firmos pa vërejtje,” – shtoi ai.

Seanca gjyqësore ne Gjykatën e Elbasanit ndaj Arbër Paplekajt rifilloi pas ndërprerjes me kërkesë të avokatit të Paplekajt, i cili kërkoi më tepër kohë të njihet me disa të dhëna të reja.

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Arbër Paplekaj pas krimit u vetëdorëzua te komandanti i forcave Renea.

Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, ish-zyrtar dhe së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit, tronditi qytetin në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Policia ka arrestuar:

1- Arbër Paplekaj, për tre akuza: vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë;

2- Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

3- Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

4- Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

5- Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

6- Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

7- Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

8- Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

9- Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

10- Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

11- Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;