Ndërsa kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje komisionerëve të partive që të mos ndalojnë procesin e numërimit të votave, një problem vjen nga KZAZ nr 35 në “Vasil Shanto”, ku po vonohet numërimi.

Kryetari i kësaj KZAZ, që i përket PD, ka ka ndërprerë numërimin në orën 6 të mëngjesit me pretekstin se janë lodhur dhe kishin vendosur që numërimi të fillonte në orën 11.00. Por edhe një orë ai nuk është paraqitur.

Ndërkohë, më herët bllokimi i punës me justifikime të lodhjes, sipas kryetarit të KQZ, janë histori të së shkuarës që nuk duhet të vazhdojnë. Celibashi theksoi se ata numërues që janë të lodhur, duhet të zëvendësohen menjëherë.