Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin bateritë e automjeteve. Policia thotë se në pranga janë vënë A. M., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç ndërsa po punohet për kapjen e 21-vjeçarit me iniciale E.Rr.

Ata dyshohet se janë autorë të 6 vjedhjeve, ku kanë marrë bateritë e automjeteve kryesisht kamionë dhe karrotrec.

Policia ka sekuestruar 23 bateri makinash dhe automjetet dhe autorët përdornin për të kryer vjedhjet, një “Ford” dhe një “Smart”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.