Policia ka arrestuar ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Koka është arrestuar pas hetimeve nga SPAK për dosjen e inceneratorëve.

Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, prokuroria e cila ka autorizuar prangosjen e Kokës pas vendimit nga Gjykata e Posaçme.

Lefter Koka ka mbajtur disa detyra të rëndësisshme shtetërore, si ministër dhe deputet.

Koka ka qenë pjesë e LSI, ndërsa në vitin 2021 kandidoi nën siglën e PS ku dhe u zgjodh deputet në Durrës, por pasi mori mandatin ai vendosi që të jepte dorëheqjen.