Në foto: gazetari Giorgos Tragas, themeluesi dhe drejtuesi i lëvizjes “Njerëz të Lirë”

Siç njoftojnë mediat greke, sot, më datë 14.12.2021, në orën 03.10′ të mëngjesit, në Athinë, pasi luftoi me koronavirusin, i pavaksinuar, la frymën e fundit në moshën 72-vjeçare gazetari Giorgos Tragas, themeluesi dhe drejtuesi i lëvizjes “Njerëz të Lirë”.

I pavaksinuar, Giorgos Tragas u shtrua me insuficiencë të rëndë respiratore, për shkak të infeksionit Covid19 më datë 04.12.2021 në një klinikë të spitalit “SOTIRIA” në Athinë, ndërsa pak orë më vonë, për shkak të gjendjes së rëndë, u shtrua në ICU të po këtij spitali. Më pas ka pësuar infarkt dhe edemë pulmonare, teksa ka qenë i lidhur me aparatin artificial të veshkave.
Që kur u shfaq pandemia Covid19, gazetari i njohur George Tragas ishte shumë aktiv në mediet televizive për të paraqitur teoritë e tij për “një gjenezë konspiracioniste të koronavirusit kinez”…

Në shkurt 2021, George Tragas njoftoi themelimin e një partie politike të quajtur “Njerëz të Lirë”. Sipas tij, qëllimi i saj ishte të siguronte demokracinë, luftën kundër papunësisë dhe krizën ekonomike që lindi për shkak të pandemisë së koronavirusit në Greqi.
Me George Tragas u bashkuan edhe ish-deputeti i Akais Nikos Nikolopoulos dhe Partia Demokristiane e Greqisë, pastaj, në muajt në vijim, u njoftua për lidhjen e tyre dhe njësimin me “Popullin e Lirë”.
Qëndrimet e partisë së George Tragas për vaksinat buronin nga bindja se: “Establishmenti politik i epokës postkoloniale ushqeu oligarkinë e pasurisë së Athinës dhe rrafshoi klasën borgjeze dhe punëtore. Kjo tani po krijon një luftë të veçantë civile midis të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve.”

Giorgos Tragas kishte gjithashtu bindjen se: “Vaksinimet e detyrueshme siç bëhen në Greqi me shantazhe anësore dhe të drejtpërdrejta dhe forma të ndryshme kërcënimesh janë një tirani moderne dhe cenojnë të drejtat e njeriut dhe etikën e shkencës mjekësore.”