Artisti përdor zogj letre për të mbledhur fonde për spitalin Covid

Artisti përdor zogj letre për të mbledhur fonde për spitalin Covid
Në Belgjikë një tufë prej 20,000 zogjsh shumëngjyrësh prej letre janë instaluar në një katedrale në Bruksel, si pjesë e një vepre arti që mbledh fonde për një spital Covid-19.

Punimet kanë ardhur nga Hong Kongu, Nju Jorku e Tokio pasi artisti belg Charles Kaisin i kërkoi njerëzve që t’i dërgonin zogj prej letre në shtëpinë e tij ose në 160 dyqane në Bruksel.

Për çdo zog të punuar në letër, kompani të ndryshme dhuruan një donacion, duke mbledhur 101 625 euro për dy njësi për pacientët Covid në spital.

Artisti tha për Reuters se arsyeja përse zgjodhi këtë spital ishte sepse aty ai kishte kaluar një operacion tepër të vështirë dhe se ky spital u kujdes shumë për të.

Kaisin organizoi edhe një ankand arti përmes së cilit mblodhi edhe 300,000 euro të tjera, të cilat i dhuroi për kërkime mjekësore.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi