Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë që të fillojë përdorimin e terapisë me plazmë për të infektuarit me Covid-19.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se kjo terapi ka rezultuar efektive ndaj të infektuarve me koronavirus.

“Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.”

Meta pohoi se në këtë situate është e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli.