Një rritje e lehtë rastesh të reja me Covid është regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Rastet e reja- Në 24 orët e fundit janë kryer 2706 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 7 qytetarë: 3 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër dhe një rast në Kavajë.

Aktualisht janë 76 pacientë aktivë me COVID19 në vend.

Situata në spitale- Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,975 që nga fillimi i epidemisë.