Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill në Shëngjin, dy prokurorë anglezë kanë mbërritur në Shqipëri për t’u njohur me dosjen hetimore me provat që implikojnë personat e vënë nën akuzë të cilët janë ndaluar nga policia britanike.

Hetuesit anglezë po zhvillojnë takime me drejtues të prokurorisë së Lezhës dhe grupin hetimor në lidhje me këtë çështje.

“Porosiste birra dhe bënte lëvizje të dyshimta” – tregojnë dëshmitarët e vrasjes së Nikulajt që ndihmuan në identifikimin e autorëve.

Autoritetet angleze kërkojnë që të njihen me provat për të vendosur më pas rreth ekstradimit të personave të arrestuar në Angli, me kërkesë të prokurorisë së Lezhës.