Kjo eshte foto e 34-vjeçarit Bledar Muça, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ndodhi në ambientet e lokalit që viktima administronte, ndërsa autorët kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje drejt tij, ndërsa Muça ishte i ulur në tavolinë së bashku me disa persona të tjerë.

Mësohet se si pasojë e këtij atentati kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë, ndërsa ende nuk bëhet me dije identiteti i tyre.

Muça, baba i dy fëmijëve humbi jetën rrugës për në spital.