Të tjera të reja janë zbardhur në lidhje me avionin e vogël që bëri ulje të detyruar në zonën e Vermoshit, në Malësinë e Madhe.

Një bari i zonës ka parë të gjithë ngjarjen dhe përpjekjet e avionit për t’u ulur. Ai ka shkuar pranë mjetit kur ai ka qëndruar dhe është përpjekur për të ndihmuar dy personat që ndodheshin në bord.

Sipas bariut, piloti nuk i ka kthyer përgjigje kur e ka pyetur nëse ishte mirë, duke hedhur dyshime se mund të jetë i huaj, ndërsa pasagjeri i ka thënë “Jemi mirë”.

Më pas, bariu tregon se pranë vendit ku u ul avioni i vogël ka shkuar një makinë e bardhë dhe i ka marrë të dy, pilotin dhe pasagjerin e tij.

Dyshime ka që avioni mund të përdorej për transport të lëndëve narkotike, por në zonën përreth nuk është gjetur drogë.