Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kritikoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në lidhje me rastet kur dërgon çështje për inspektim pranë Inspektori të Lartë të Drejtësisë.

Sipas një opinioni, ONM e konsideron këtë praktikë si një justifikim për të mos shkarkuar gjyqtarët e prokurorët “që rezultojnë me probleme gjatë hetimit administrativ.”

ONM argumentoi:

“Një interpretim i orientuar kushtetutshmërisht i këtij neni duhet të mbështetet në një proces korrekt ligjor, gjë që do ta ndalojë KPK-në në transferojë çështje “të organi disiplinor inspektues kompetent” kur çështjet kanë ose mund të kenë një ndikim thelbësor një procesin e rivlerësimit, kur këto çështje mund të përbëjnë bazë për një shkarkim nga detyra.”

Ky opinion u dha në lidhje me rivlerësimin e gjyqtares së Apelit Administrativ, Alkelina Gazidede. ONM kërkoi shkarkimin e Gazidedes për problemet me pasurinë dhe aftësitë profesionale.

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit Administrativ pavarësisht problemeve me pasurinë.