Kreu demokrat Lulzim Basha i ka shprehur mirënjohjen kongresmenti Eliot Engel, i cili pas 32 vitesh do të lërë kongresin amerikan. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale Basha e falënderon kongresmenin amerikan për mbështetjen gjatë 3 dekadave të Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engel. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende”, shkruan Basha.