Kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar kryeministrin dhe Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve.

“Jam pranë teje dhe shqiptarëve, bashkudhëtar i rrugës sonë të përbashkët për t’i bërë bashkë shqiptarët në Europën e bashkuar dhe të barabartë me të gjithë të tjerët. Edi, ke qenë pranë në kohë të mira e në kohë të vështira, ke prirë dhe gjithnjë ke shtruar dorë bashkëpunimi dhe unë të jam mirënjohës dhe do më kesh pranë, hap pas hapi, vendim pas vendimi, sukses pas suksesi”, ka shkruar Ali Ahmeti në urimin e tij.

Nga liderët e Rajonit nuk e kanë uruar vetëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.